25 Nentor 2019
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 22 nëntor 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e elmenteve dhe kushteve të përgjithshme të kontratës së sigurimit të detyrueshëm në ndërtim;
- Miratimin e buxhetit të AMF-së për vitin 2020;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Albsig Jetë” sh.a.;
- Licencimin e shoqërisë “Albsig Invest - shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a. dhe miratimin e “Fondit të pensionit vullnetar Albsig”;
- Miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në lidhje me bashkëpunimin reciprok për përgatitjen dhe shpërndarjen e informacionit në fushën e tregjeve financiare ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Qendrës për Emancipimin Ekonomik të Medias;
- Rinovimin e licencës së aktuarit të autorizuar në sigurime;
- Licencimin dhe rinovimin e licencës së vlerësuesit të dëmeve në sigurime;
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP e SIK “Raiffeisen Invest” sh.a., si dhe fondeve të pensionit dhe të investimit që administrohen prej saj, për vitet financiare 2019 dhe 2020;
- Marrjen e masave korrigjuese ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimit.
Shqip
English