2 Dhjetor 2019

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar- tetor

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar- tetor kapën vlerën mbi 14,289 milionë lekë, ose 3.94% më shumë se në periudhën janar- tetor 2018. Gjatë periudhës janar- tetor 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,105,059 me një rritje 3.43% krahasuar me periudhën janar- tetor  2018. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.64 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.91% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.45%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 36.30% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 63.70% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar- tetor  2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,034 milionë lekë, ose 5.80% më shumë se në periudhën janar- tetor  2018.

Struktura e tregut të sigurimeve, janar- tetor  2019



Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar- tetor  2019 arritën rreth 9,102 milionë lekë, ose 4.72% më shumë se në periudhën janar- tetor  2018.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar- tetor  , pati një rritje prej 5.39% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.10% krahasuar me periudhën janar- tetor  2018.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar- tetor  pati një rritje prej 5.63% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 24.28% krahasuar me periudhën janar- tetor 2018.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - qershor, pati një ulje 7.36% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar- tetor  2018. Numri i kontratave gjithashtu u ul me 4.90%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar- tetor  2019 arritën rreth 5,186 milionë lekë, 2.59% më shumë se në periudhën janar- tetor  2018. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2.52% krahasuar me periudhën janar - qershor 2018.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar- tetor  2019, patën ulje me 0.7% kundrejt periudhës janar- tetor  2018.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar- tetor  2019 siguruan mbi 2,006 milionë lekë të ardhura në total. Vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 71.91%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësi të përgjithshme civile me 17.76% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar- tetor  2019, vihet re një ulje prej 28.11% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 6.93% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar- tetor  2018.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar- tetor  2019, arritën në rreth 1,016 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 5.70% në krahasim me periudhën janar- tetor  2018.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - shtator 2019, arritën rreth 987 milionë lekë, ose 9.09% më shumë se në periudhën janar - shtator 2018.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar- tetor  2019 u rriten me 7.87% krahasuar me periudhën janar- tetor  2018. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,854 milionë lekë, apo 56.71% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Lloji i sigurimit Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar- tetor   2018 2019 19/`18-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  212  203 (4.54)
Karton Jeshil  518  584 12.75
Kasko  108  996 (11.35)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar- tetor  2019, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.





 
 
[1]Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe Demet nga Fondi i kompesimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit