13 Dhjetor 2019

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 19.12.2019, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2019;
  4. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a. si dhe fondit të pensionit që administrohet prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2019”;
  5. Informacion mbi inspektimin pranë shoqërive administruese;
  6. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  7. Projekt “Mbi përfshirjen e veprimtarisë së klerimit dhe shlyerjes së titujve në licencën e shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.;
  8. Projekt “Për zgjerimin e fushës së veprimtarisë së shoqërisë “ABI Bank” sh.a. dhe “Banka Credins” sh.a., në tregtimin e titujve”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Agora Securities” sh.a.;
  10. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerimit në sigurime”;
  12. Projekt “Për licencimin e shoqërisë për ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;
  13. Projekt “Mbi rinovimin e licencës së aktuarit të autorizuar në sigurime”;
  14. Projekt “Për njohjen dhe regjistrimin e shoqërisë, si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj”;
  15. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2019”;
  16. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2019”;
  17. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për regjistrin elektronik të dëmeve të sigurimeve të detyrueshme motorike”;
  18. Projekt “Për miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2020”;
  19. Të tjera.