24 Dhjetor 2019
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 19 dhe 24 dhjetor 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a si dhe fondit të pensionit që administrohet prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2019;
- Miratimin e rregullores “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
- Përfshirjen e veprimtarisë së klerimit dhe shlyerjes së titujve në licencën e shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.;
- Zgjerimin e fushës së veprimtarisë së shoqërisë “ABI Bank” sh.a. dhe “Banka Credins” sh.a., në tregtimin e titujve;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Agora Securities” sh.a.;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerimit në sigurime;
- Licencimin e shoqërisë për ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime;
- Rinovimin e licencës së aktuarit të autorizuar në sigurime;
- Njohjen dhe regjistrimin e shoqërisë, si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj;
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2019;
- Miratimin e rregullores “Për regjistrin elektronik të dëmeve të sigurimeve të detyrueshme motorike”;
- Miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2020;
- Miratimin e ndryshimit të buxhetit të vitit 2019 të AMF-së;
- Miratimin e ndryshimeve në Rregulloren nr. 71, datë 27.03.2019 “Për veprimtarinë e agjentit të shoqërisë së brokerimit në tituj”.
Shqip
English