30 Dhjetor 2019

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30 dhjetor 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e prospektit të fondit të investimit “Albsig Standard” dhe miratimin e krijimit të fondit të investimit “Albsig Standard”;
  2. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Albsig Invest” sh.a. dhe të fondeve që ajo administron;
  3. Njohjen e shoqërisë “NEWCOM” sh.a., për të kryer veprimtarinë e agjentit të shoqërisë së brokerimit në tituj;
  4. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “ASSIBROKER” sh.a.;
  5. Dhënien e pëlqimit për fillimin e procedurave të emetimit dhe prodhimit të policës së sigurimit kufitar.