30 Dhjetor 2019

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar- nëntor

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar- nëntor  kapën vlerën mbi 15,635 milionë lekë, ose 3.20% më shumë se në periudhën janar- nëntor  2018. Gjatë periudhës janar- nëntor  2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,211,089 me një rritje 3.14% krahasuar me periudhën janar- nëntor   2018. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.76 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.83% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.41%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 36.13% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 63.87% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar- nëntor   2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,488 milionë lekë, ose 11.13% më pak se në periudhën janar- nëntor   2018.

Struktura e tregut të sigurimeve, janar- nëntor 2019



Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar- nëntor   2019 arritën rreth 9,986 milionë lekë, ose 4.45% më shumë se në periudhën janar- nëntor   2018.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar- nëntor   , pati një rritje prej 5.01% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.76% krahasuar me periudhën janar- nëntor   2018.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar- nëntor   pati një rritje prej 5.55% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 23.64% krahasuar me periudhën janar- nëntor  2018.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - qershor, pati një ulje 7.24% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar- nëntor   2018. Numri i kontratave gjithashtu u ul me 4.99%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar- nëntor   2019 arritën rreth 5,649 milionë lekë, 1.06% më shumë se në periudhën janar- nëntor   2018. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2.83% krahasuar me periudhën janar - qershor 2018.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar- nëntor   2019, patën ulje me 0.55% kundrejt periudhës janar- nëntor 2018.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar- nëntor   2019 siguruan mbi 2,230 milionë lekë të ardhura në total. Vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 73.11%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësi të përgjithshme civile me 16.98% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar- nëntor   2019, vihet re një ulje prej 28.45% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 7.42% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar- nëntor   2018.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar- nëntor   2019, arritën në rreth 1,087 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 5.57% në krahasim me periudhën janar- nëntor   2018.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - shtator 2019, arritën rreth 1,067 milionë lekë, ose 6.38% më shumë se në periudhën janar - shtator 2018.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar- nëntor   2019 u ulen me 11.13% krahasuar me periudhën janar- nëntor  2018. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,054 milionë lekë, apo 55.64% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Lloji i sigurimit Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar- nëntor    2018 2019 19/`18-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  219  194 (11.37)
Karton Jeshil  498  575 15.39
Kasko  107  94 (12.28)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar- nëntor 2019, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.





 
 
[1]Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe Demet nga Fondi i kompesimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit