22 Janar 2020
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 22 janar 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 127, datë 06.10.2011 “Për përmbajtjen e detyrueshme, afatet dhe formën e raporteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, shoqërive të administrimit dhe depozitarëve”;
- Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 25, datë 23.02.2011 “Për raportimin në AMF të veprimtarisë së shoqërisë administruese të fondeve të pensionit”;
- Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 139, datë 26.09.2012 “Për përllogaritjen e vlerës neto të aseteve të fondit të pensionit vullnetar dhe afatet e publikimit të informacionit”;
- Miratimin e prospektit të shoqërisë “Union Bank” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse;
- Miratimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit dhe Zv. Administratorit, të shoqërisë “Credins Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
- Licencimin për të vepruar si broker fizik për tregtimin e titujve;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
- Rinovimin e licencës së vlerësuesit të dëmeve në sigurime;
- Miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin 2020;
- Miratimin e disa ndryshimeve në elementët dhe kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit të detyrueshëm në ndërtim;
- Miratimin e riemërimit të Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve;
- Miratimin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
- Marrjen e masave ndaj shoqërisë së sigurimit.
Shqip
English