24 Janar 2020

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31.12.2019

Gjatë vitit 2019, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro”, fondi i investimeve “Raiffeisen Vizion” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” dhe fondi “WVP Top Invest” e cila administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me Vendim nr. 210, datë 22.11.2019 licencoi “Albsig Invest”sh.a - shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe me Vendim nr 255, datë 30.12.2019 licencoi fondin e investimit “Albsig Standard”, i administruar nga shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “Albsig Invest” sh.a.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.12.2019, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 66.79 miliardë lekë me një rritje prej 0.70 miliardë lekë ose 1.06%, krahasuar me 31.12.2018. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 548 milionë Euro [1].

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 66.82% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 5.47% krahasuar me 31.12.2018.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2019 është 29,243 me një ulje prej 0.60% krahasuar me 31.12.2018.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’18 31.12.’19 31.12.’18-31.12’19
Asetet neto të FI 66,087 66,788 1.06



Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                        
31.12.2019
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 21,191 41,965
Raiffeisen VIZION 3,893 11,196
Raiffeisen EURO 3,092 9,717
Credins PREMIUM 936 3,790
WVP Top Invest 131 120
TOTAL 29,243 66,788



Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve,                31.12.2019 (në %) 




Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të investimeve,            31.12.2019 (në %)
                                  

 
Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 31.12.2019, kliko këtu.
 
1 http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 31.12.2019 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 121.77 lekë