28 Janar 2020

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për vitin 2019

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për vitin 2019 kapën vlerën mbi 17,618 milionë lekë, ose 4.11% më shumë se në vitin 2018. Gjatë vitit 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,350,075 me një rritje 3.18% krahasuar me vitin  2018. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.73 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.90% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.37%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 36.30% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 63.70% të totalit të tregut.

Gjatë vitit  2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,377 milionë lekë, ose 8.58% më pak se në vitin 2018.

Struktura e tregut të sigurimeve, Janar- Dhjetor 2019



Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit  2019 arritën rreth 11,222 milionë lekë, ose 4.58% më shumë se në vitin 2018.

Produkti MTPL e brendshme, në vitin 2019 pati një rritje prej 5.15 % të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.91% krahasuar me vitin 2018.

Produkti Karton Jeshil në vitin pati një rritje prej 5.41% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 22.73% krahasuar me vitin 2018.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - dhjetor 2019, pati një ulje 6.86% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin 2018. Numri i kontratave gjithashtu u ul me 4.90%.


Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë vitit  2019 arritën rreth 6,395 milionë lekë, 3.28% më shumë se në vitin  2018. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2.69% krahasuar me vitin 2018.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë vitit 2019, patën rritje me 2.38% kundrejt vitit  2018.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë vitit 2019 siguruan mbi 2,646 milionë lekë të ardhura në total. Vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 73.91%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësi të përgjithshme civile me 16.74% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë vitit 2019, vihet re një ulje prej 17.42% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 7.21% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2018.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë vitit 2019, arritën në rreth 1,183 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 4.37% në krahasim me vitin 2018.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë vitit 2019, arritën rreth 1,216 milionë lekë, ose 6.46% më shumë se në vitin 2018.


*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë vitit  2019 u ulen me 8.58% krahasuar me vitin 2018. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,412 milionë lekë, apo 53.51% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Lloji i sigurimit Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
viti    2018 2019 19/`18-1
Dëmi mesatar
MTPL e Brendshme  226  197 (12.96)
Karton Jeshil  508  590 16.16
Kasko  107  96 (9.98)


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për vitin  2019, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.





 
 
[1]Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe Demet nga Fondi i kompesimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit