10 Shkurt 2020

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për vitin 2019

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë për vitin 2019 u dominua në masën 53,92% në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 46.08% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 87.42% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për vitin 2019 flasin për një dominim të transaksioneve “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” dhe “Blerje në tregun primar” përkatësisht me 42.69% dhe 38.56% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për vitin 2019 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.20% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   


Grafik: Letra me vlerë të Qeverisë për vitin 2019       
 

*
  1. Blerje në tregun primar
  2. Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar
  3. Blerje para afatit të maturimit
  4. Vendosje e bonos si kolateral
  5. Shlyerje e vlerës nominale në maturim



Dy grupet e transaksioneve B dhe C
 
Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë vitit 2019, ka pasur një rritje prej 458 milionë lekë ose 8.85% krahasuar me vitin 2018. Ndërkohë numri i transaksioneve është ulur në masën 16.55%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë vitit 2019, ka pasur ulje prej 735 milionë lekë ose 22.52% dhe gjithashtu, një ulje në numrin e transaksioneve në masën 9.29%, krahasuar me një vit më parë.

Vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 277 milionë lekë, krahasuar me vitin 2019.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë
 
Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi  
(në mln lekë) (në %)  
viti 2018 2019 `19/`18-1  
B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar 5,169.33 5,627.06 8.85  
 
Individë 3,983.53 3,006.20 (24.53)  
Persona juridike 1,185.80 2,620.86 121.02  
C Blerje para afatit të maturimit 3,262.01 2,527.46 (22.52)  
 
 Individë 2,668.21 2,291.46 (14.12)  
Persona juridikë 593.80 236.00 (60.26)  


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për vitin 2019 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.