21 Shkurt 2020

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 27.02.2020, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për licencimin e Shoqërisë Administruese të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “Abi Invest” sh.a.;
  4. Projekt “Për zgjerimin e veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit të Jo-Jetës “Albsig” sh.a.;
  5. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a. si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare dhe zmadhimit të kapitalit, si dhe miratimin e pjesëmarrjes influencuese”;
  6. Projekt “Mbi riemërimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit dhe Administratorit të shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  7. Projekt “Mbi riemërimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.;
  8. Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.;
  9. Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë “Brokas Securities”, për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në tituj dhe miratimin e brokerit fizik në emër të saj”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  11. Projekt “Mbi çregjistrimin e shoqërisë “Smartcom” sh.a., si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj “Roderler” LTD”;
  12. Projekt “Mbi kriteret për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të AMF-së, për vitin 2019”;
  13. Informacion mbi realizimin e buxhetit 12-mujor të vitit 2019 të AMF-së;
  14. Informacion mbi veprimtarinë dhe rezultatet e auditimeve të kryera nga Njësia e Auditimit të Brendshëm;
  15. Të tjera.