Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare për vitin 2019
Gjatë vitit 2019, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me Vendim nr. 210, datë 22.11.2019 licencoi “Albsig Invest”sh.a - shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe miratimin e “Fondit të Pensionit Vullnetar Albsig”.
Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare për vitin 2019 tregon një total asetesh neto prej 2,904.07 milionë lekë (23.85 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 614.97 milionë lekë (26.87%) krahasuar me vitin 2018. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, per vitin 2019 është 28,273 anëtarë duke shënuar rritje prej 11.76% krahasuar me vitin 2018.
| Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
| 31.12.’18 | 31.12.’19 | 31.12.’18-31.12’19 | |
| Asetet neto të FP | 2,289.10 | 2,904.07 | 26.87 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 31.12.2019
| Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (mln. lekë) |
| SIGAL | 8,084 | 1,326.66 |
| RAIFFEISEN | 3,052 | 751.44 |
| CREDINS PENSION | 17,137 | 825.97 |
| TOTAL | 24,407 | 2,904.07 |
.
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve, 31.12.2019 (Në %)
.png)
Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të pensioneve, 31.12.2019 (Në %)
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2019 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 121.77 lekë
Shqip
English