3 Mars 2020

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 27 shkurt 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Licencimin e Shoqërisë Administruese të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “Abi Invest” sh.a.;
  2. Licencimin e shoqërisë së sigurimit të Jo-Jetës “Albsig” sh.a., për zgjerimin e ushtrimit të veprimtarisë në klasën e 14-të të sigurimit;
  3. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a. si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare dhe zmadhimit të kapitalit, si dhe miratimin e pjesëmarrjes influencuese;
  4. Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit dhe Administratorit të shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  5. Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.;
  6. Miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.;
  7. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
  8. Licencimin e shoqërisë “Brokas Securities”, për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në tituj dhe miratimin e brokerit fizik në emër të saj;
  9. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  10. Çregjistrimin e shoqërisë “Smartcom” sh.a., si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj “Roderler” LTD;
  11. Çregjistrimin e shoqërisë “Newcom” për të vepruar si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj “F1 Markets Limited”;
  12. Miratimin e kritereve për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të AMF-së, për vitin 2019.