5 Mars 2020

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për janar 2020

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar 2020 kapën vlerën mbi 1,375 milionë lekë, ose 9.63% më shumë se në janar 2019. Gjatë janarit 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 101,420 me një rritje 10.04% krahasuar me janar  2019. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.06 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.94% .Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.17% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.83% të totalit të tregut.

Gjatë janarit 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 752 milionë lekë, ose 103.52% më shumë se në janar 2019.

Struktura e tregut të sigurimeve, janar 2020




Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë janarit 2020 arritën rreth 864 milionë lekë, ose 9.58% më shumë se në janar 2019.

Produkti MTPL e brendshme, në janar 2020, pati një rritje prej 7.49 % të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 8.78% krahasuar me janar 2019.

Produkti Karton Jeshil në janar 2020 pati një rritje prej 21.00% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 28.29% krahasuar me janar 2019..

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar 2020, pati një rritje 16.23% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar 2019. Numri i kontratave gjithashtu u rrit me 13.64%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janar 2020 arritën rreth 511 milionë lekë, 9.70% më shumë se në janar 2020. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 6.20% krahasuar me periudhën janar 2019.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë janar 2020, patën rritje me 11.59% kundrejt janar 2020.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë janarit 2020 siguruan mbi 227 milionë lekë të ardhura në total.

Vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 62.76%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësi të përgjithshme civile me 27.75% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë janarit 2020, vihet re një ulje prej 1.45% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 22.40% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janarin 2019.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë janarit 2020, arritën në rreth 112 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 10.38% në krahasim me janarin 2019.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë janarit 2020, arritën rreth 96 milionë lekë, ose 6.56% më shumë se në janar 2019.


*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë janarit 2020 u rriten me 103.52% krahasuar me janarin 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket Sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e natyrës me rreth 406 milionë lekë, apo 57.81% të totalit të dëmeve të paguara bruto të Jo-Jetës.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Lloji i sigurimit Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar 2019 2020 20/`19-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  209 119 (43.23)
Karton Jeshil  508 325 (35.97)
Kasko 68 95 39.87


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor  për janar 2020, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.





 
 
[1]Te dëmet e paguara janë përfshirë edhe Dëmet nga Fondi i Kompesimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit