12 Mars 2020

AMF informon qytetarët për mundësitë e informimit dhe depozitimit të ankesave online

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kushtet e nevojës për mënjanimin sa më shumë të jetë e mundur të kontakteve fizike dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, informon se cilido i interesuar mund të kërkojë informacione si edhe të depozitojë ankesave online në faqen zyrtare të AMF-së.
Ju lutem klikoni http://amf.gov.al  dhe në menunë “Mbrojtja e Konsumatorit” dhe pastaj zgjidhni nën menunë “Trajtimi i ankesave të konsumatorëve”
Kontaktet e tjera zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për çdo asistencë, problematikë apo ankesë janë:
Email: [email protected]
Facebook: www.facebook.com/AlbaniaAMF/
Regjistri online i ankesave: https://crm.amf.gov.al/


AMF nxit të gjithë të interesuarit të përdorin vetëm komunikimin online me AMF, deri në një njoftim të dytë.