18 Mars 2020

AMF siguron vazhdimësinë e punës edhe në kushtet e reja të mbrojtjes nga COVID-19

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kushtet e reja të pandemisë COVID -19 dhe detyrimit për të zvogëluar gjithnjë e më shumë kontaktet fizike, siguron qytetarët dhe biznesin se do të vazhdojë aktivitetin e tij në formatin online dhe me orare të reduktuara.

AMF ka vendosur që si masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit, një pjesë e stafit do të punojë online, ndërkohë që shërbimet tona telefonike dhe të komunikimit me e-mail do të jenë efektive përgjatë gjithë kohës. AMF dëshiron të informojë se do ta vazhdojë komunikimin me shoqëritë që veprojnë në tregjet financiare jobankare, si edhe me publikun e gjerë duke realizuar kështu misionin e saj për mbikëqyrjen dhe rregullimin e tregjeve dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Shoqëritë që veprojnë në tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së t’i përcjellin raportimet e tyre periodike edhe në formatin online në adresën [email protected]

Drejtoria e Mbrojtjes Konsumatore në AMF është aktive dhe të gjithë konsumatorët që kanë problematika mund të përcjellin dhe të informohen më tej në komunikim me stafin e saj.

Kontaktet janë:
Email: [email protected]
Facebook: www.facebook.com/AlbaniaAMF/
Regjistri online i ankesave: https://crm.amf.gov.al/