31 Mars 2020

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar – shkurt 2020

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - shkurt 2020 kapën vlerën mbi 2,656 milionë lekë, ose 12.12% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2019. Gjatë periudhës janar - shkurt 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 191,846 me një rritje prej 8.11% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2019. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.61% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.39%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.12% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.88% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - shkurt 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,741 milionë lekë, ose 109.88% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2019.


Struktura e tregut të sigurimeve, janar - shkurt 2020



Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimittë detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - shkurt 2020 arritën rreth 1,643 milionë lekë, ose 8.11% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2019.

Produkti MTPL e brendshme në periudhën janar - shkurt, pati një rritje prej 7.14% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 8.85% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2019.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar - shkurt pati një rritje prej 12.43% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 21.30% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2019.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar - shkurt, pati një rritje17.60% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - shkurt 2019. Edhe numri i kontratave u rritme 16.81%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - shkurt 2020 arritën rreth 1,012 milionë lekë, 19.31% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 3.70% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2019.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - shkurt 2020, patën rritje me 23.10% kundrejt periudhës janar - shkurt 2019.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar - shkurt 2020 siguruan mbi 496 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 60.37%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjesisë së përgjithshme më 29.34% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - shkurt 2020, vihet re një rritje prej 4.54% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 15.73% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - shkurt 2019.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - shkurt 2020, arritën në rreth 194 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 8.05% në krahasim me periudhën janar - shkurt 2019.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - shkurt 2020, arritën rreth 170 milionë lekë, ose 6.00% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2019.


*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - shkurt 2020 u rrit me 109.88% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës me rreth 1,043 milionë lekë, apo 59.91% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
Lloji i sigurimit Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar - Shkurt 2019 2020 19/`18-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 212 142 (33.09)
Karton Jeshil 430 563 31.01
Kasko 87 98 13.66

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar – shkurt 2020, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.






 
 

[1]Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe Demet nga Fondi i kompesimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit