7 Prill 2020

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 10.04.2020, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për kontributin në fondin anti COVID-19, të një pjese të shpërblimit/pagave të drejtuesve të AMF-së”;
  4. Projekt “Për pezullimin e shpërndarjes së dividendëve nga shoqëritë e sigurimit”;
  5. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Albsig Jetë” sh.a. për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2019”;
  6. Informacion për normat e likuiditetit të shoqërive të sigurimit, ndikuar nga situata e pandemisë së virusit COVID-19;
  7. Informacion për raportimin e statistikave të shitjeve në tregun e sigurimeve, gjatë kohëzgjatjes së pandemisë së virusit COVID-19;
  8. Informacion në lidhje me ecurinë e tregjeve të fondeve të investimit;
  9. Të tjera.