7 Prill 2020

Mbi pezullimin e shpërndarjes së dividendit nga shoqëritë e sigurimit në kushtet e situatës së Covid-19

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është duke ndjekur me kujdes të veçantë të gjitha zhvillimet në tregjet nën mbikëqyrje, që lidhen me situatën e krijuar nga Covid-19.

Në linjë me rekomandimet e Autoritetit Europian të Sigurimeve,(EIOPA), si edhe rregullatorëve të tjerë homologë, AMF u kërkon shoqërive të sigurimit, marrjen e masave dhe kujdes të shtuar me qëllim ruajtjen e likuiditetit dhe treguesit e tyre financiarë.

Në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe tregut të sigurimeve, Autoriteti u kërkon shoqërive të sigurimit pezullimin e çdo procedure për shpërndarje dividendi, si edhe një qasje të kujdesshme në lidhje me shpërblimet e stafit, duke i shtyrë ato në kohë.

AMF mbetet e angazhuar për një mbikëqyrje efektive në funksion të mbrojtjes së personave të siguruar dhe ruajtjes së stabilitetit financiar.