10 Prill 2020

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 10 prill 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e kontributit në fondin anti COVID-19, të një pjese të shpërblimit/pagave të drejtuesve të AMF-së;
  2. Miratimin e pezullimit të shpërndarjes së dividendëve nga shoqëritë e sigurimit;
  3. Miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Albsig Jetë” sh.a. për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2019.