24 Prill 2020

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar – mars 2020

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - mars 2020 kapën vlerën mbi 3,590 milionë lekë, ose 9.56% më pak se në periudhën janar - mars 2019. Gjatë periudhës janar - mars 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 240,514 me një ulje  prej 12.86% krahasuar me periudhën janar - mars 2019. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.59 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.41%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.95% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.05% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - mars 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,263 milionë lekë, ose 50.88% më shumë se në periudhën janar - mars 2019.

Struktura e tregut të sigurimeve, janar - mars 2020




Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - mars 2020 arritën rreth 2,084 milionë lekë, ose 9.59% më pak se në periudhën janar - mars 2019.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - mars , pati një ulje prej 9.03% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një ulje të numrit të kontratave prej 7.97% krahasuar me periudhën janar - mars 2019.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar - mars  pati një ulje prej 12.36% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 11.82% krahasuar me periudhën janar - mars 2019.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - mars , pati një ulje 10.48% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - mars 2019. Edhe numri i kontratave u ul me 12.98%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - mars 2020 arritën rreth 1,506 milionë lekë, 9.52% më pak se në periudhën janar - mars 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 16.85% krahasuar me periudhën janar - mars 2019.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - mars 2020, patën ulje me 7.35% kundrejt periudhës janar - mars 2019.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar - mars 2020 siguruan mbi 750 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 55.72%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 35.40% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar - mars 2020, vihet re një rritje prej 9.98% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 6.79% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - mars 2019.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar - mars 2020, arritën në rreth 289 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 18.01% në krahasim me periudhën janar - mars 2019.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - mars 2020, arritën rreth 266 milionë lekë, ose 7.44% më pak se në periudhën janar - mars 2019.


*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - mars 2020 u rrit me 50.88% krahasuar me periudhën janar - mars 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës me rreth 1,242 milionë lekë, apo 54.89 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar - Mars 2019 2020 19/`18-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 207 151 (27.11)
Karton Jeshil 570 565 (0.98)
Kasko 97 109 12.52

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar – mars 2020 , përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar – mars 2020, ju lutemi klikoni këtu

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për muajin mars 2020 , përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë mujor statistikor (në versionin Excel) për mars 2020, ju lutemi klikoni këtu





 
 

[1]Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe Demet nga Fondi i kompesimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit