30 Prill 2020

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2020

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2020, u dominua në masën 77.20% në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 22.80% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 90.61% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2020, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim”  përkatësisht me 45.16% dhe 40.05% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për periudhën janar-mars 2020 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.79% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   

Grafik: Letra me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2020       



*
  1. Blerje në tregun primar
  2. Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar
  3. Blerje para afatit të maturimit
  4. Vendosje e bonos si kolateral
  5. Shlyerje e vlerës nominale në maturim

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-mars 2020, ka pasur një ulje prej 2 miliardë lekë ose 65.13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ndërkohë edhe numri i transaksioneve është ulur në masën 6.58%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-mars 2020, ka pasur një rritje prej 29 milionë lekë ose 4.69%, ndërkohë pati një ulje në numrin e transaksioneve në masën 29.20%, krahasuar me periudhën janar-mars 2019.

Vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 1.98 miliardë lekë, krahasuar me periudhën janar-mars 2019.


Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë
 
Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi  
(në mln lekë) (në %)  
janar-mars 2019 2020 `20/`19-1  
B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar 3,077.97 1,073.40 (65.13)  
 
Individë 941.47 937.50 (0.42)  
Persona juridike 2,136.50 135.90 (93.64)  
C Blerje para afatit të maturimit 625.49 654.85 4.69    
 
 Individë 625.49 507.85 (18.81)  
Persona juridikë - 147.00 100.00  






Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-mars 2020 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.