19 Maj 2020
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e premte, datë 22.05.2020, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2019;
- Informacion lidhur me normën ditore të likuiditetit të shoqërive të sigurimit për periudhën 1 prill 2020 deri më 30 prill 2020;
- Informacion mbi ecurinë e primeve të shkruara bruto për muajin prill 2020;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Sigal” për vitin 2020”;
- Projekt “Mbi miratimin e prospektit të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të obligacioneve afatgjatë, të konvertueshme në aksione”;
- Projekt “Mbi miratimin e prospektit të shoqërisë “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë”;
- Projekt “Mbi miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet DPPPP dhe AMF”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë “Credins Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
- Projekt “Mbi riemërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të shoqërisë së sigurimit “Intersig VIG” sh.a.;
- Projekt “Mbi miratimin e delegimit të funksioneve të Teknologjisë së Informacionit të shoqërisë së sigurimit të Jetës, “Insig Jetë” sh.a.;
- Projekt “Mbi miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së brokerimit në sigurime të Jo-Jetës “ASSIBROKER” sh.a.;
- Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Të tjera.
Shqip
English