23 Maj 2020

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 22 maj 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
 
  1. Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Sigal” për vitin 2020;
  2. Miratimin e prospektit të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të obligacioneve afatgjatë, të konvertueshme në aksione;
  3. Miratimin e prospektit të shoqërisë “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë;
  4. Miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet DPPPP dhe AMF;
  5. Miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë “Credins Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  6. Riemërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të shoqërisë së sigurimit “Intersig VIG” sh.a.;
  7. Miratimin e delegimit të funksioneve të Teknologjisë së Informacionit të shoqërisë së sigurimit të Jetës, “Insig Jetë” sh.a.;
  8. Miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së brokerimit në sigurime të Jo-Jetës “ASSIBROKER” sh.a.;
  9. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  10. Miratimin e ndryshimeve të Rregullores nr. 71, datë 27.03.2019 “Për veprimtarinë e agjentit të shoqërisë së brokerimit në tituj”.