26 Janar 2010

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për vitin 2009

Tregu sekondar i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2009 u dominua në masën 89.41% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 10.59% nga instrumenta afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 97.24% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për vitin 2009, flasin për një dominim të transaksioneve "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 43.20% dhe 32.13% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 96.32% të të gjitha transaksioneve në këtë treg, në raport me personat juridikë.

Dy grupet e transaksioneve  B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë vitit 2009 ka patur një rritje prej 11.9 miliardë lekë ose në masën 140.81%, krahasuar me vitin 2008, shoqëruar me një rritje në masën 14.25% të numrit të transaksioneve.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë vitit 2009 ka patur një rritje prej 2.33 miliardë lekë ose 377.51%, krahasuar me vitin 2008, ndjekur nga një rritje në masën 74.83% të numrit të transaksioneve.

Krahasuar me vitin 2008, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 14.24 miliardë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2008, 2009  

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Periudha Janar - Dhjetor

2008

2009

`09/`08-1

   Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

8,457.89

20,367.23

140.81

  

Individë

6,693.88

8,196.13

22.44

 

Persona juridike

1,764.00

12,171.10

589.97

  

C

Blerje nga individet para afatit të maturimit

617.90

2,950.54

377.51

  

 Individë

604.31

1,052.54

74.17

 

Persona juridikë

13.59

1,897.99

13,871.25



Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë  për periudhën janar - dhjetor 2009 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë  për periudhën janar - dhjetor 2009 (në versionin PDF) klikoni këtu