11 Qershor 2020

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare


Ditën e hënë, datë 15.06.2020, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të AMF-së, për vitin 2019”;
  4. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e Fondit të Investimit “Credins Premium””;
  5. Projekt “Mbi emërimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit të Jetës “SiCRED” sh.a.”;
  6. Projekt “Për miratimin e riemërimit të Zv. Administratores së Përgjithshme të Shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimeve të statutit, si dhe miratimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit dhe Administratorit të shoqërisë së brokerimit në klasat e Jetës dhe të Jo-Jetës “ABI Broker Sigurimesh” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë “Tirana Bank” sh.a., për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime, në klasat e Jetës dhe të Jo-Jetës”;
  9. Projekt “Mbi revokimin e licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime në klasat e Jo-Jetës, të shoqërisë së brokerimit “Asigest Broker Albania” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi përfundimin e licencës së shoqërisë “Apia Wealth Management Albania” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së këshillimit për investime në tituj”;
  11. Informacion mbi kategorizimin e nivelit të rrezikut në bazë të formularëve të vetëvlerësimit, depozituar pranë AMF-së për vitin 2019;
  12. Të tjera.