12 Qershor 2020

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF zhvillon një takim pune me Kryetaren e Autoritetit të Konkurrencës

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete zhvilloi një takim pune me Kryetaren e Autoritetit të Konkurrencës, znj. Juliana Latifi. Në takim u diskutua mbi çështje të bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të mirërregullimit të tregjeve nën mbikëqyrjen e Autoritetit.

Z. Mete dhe znj. Latifi shprehën vullnetin për të ruajtur një komunikim të vazhdueshëm dhe ranë dakord për rinovimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, e cila daton që nga viti 2006.

Z. Mete theksoi se Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është i gatshëm për çdo bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës në funksion të mbrojtjes konsumatore. Gjatë diskutimit u vu në dukje nevoja e bashkërendimit të mëtejshëm të veprimeve dhe mbështetja reciproke në funksion të mbrojtjes së konkurrencës së lirë dhe efektive në treg.