15 Qershor 2020

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 15 qershor 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të AMF-së, për vitin 2019;
  2. Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit të Jetës “SiCRED” sh.a.;
  3. Miratimin e riemërimit të Zv. Administratores së Përgjithshme të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  4. Licencimin e shoqërisë “Tirana Bank” sh.a., për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime, në klasat e Jetës dhe të Jo-Jetës;
  5. Revokimin e licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime në klasat e Jo-Jetës, të shoqërisë së brokerimit “Asigest Broker Albania” sh.a.;
  6. Përfundimin e licencës së shoqërisë “Apia Wealth Management Albania” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së këshillimit për investime në tituj.