24 Qershor 2020

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 29.06.2020, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2019”;
  4. Projekt “Për miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2019”;
  5. Informacion për realizimin e buxhetit të katër mujorit të parë të vitit 2020, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  6. Projekt “Për një ndryshim në Rregulloren “Mbi Kartën e Auditimit të Brendshëm”, në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  7. Informacion lidhur me normën ditore të likuiditetit të shoqërive të sigurimit për periudhën 4 maj 2020 deri më 29 maj 2020;
  8. Informacion mbi ecurinë e primeve të shkruara bruto për muajin maj 2020;
  9. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.03.2020;
  10. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të shoqërisë “Fondi Besa” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë, me normë interesi fikse”;
  11. Projekt “Mbi riemërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi njohjen me kusht të shoqërisë “VERTEX Securities” sh.a., për të kryer veprimtarinë e agjentit të shoqërisë së brokerimit në tituj”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  14. Të tjera.