29 Qershor 2020

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 qershor 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2019;
  2. Miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2019;
  3. Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren “Mbi Kartën e Auditimit të Brendshëm”, në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare;
  4. Miratimin e prospektit të shoqërisë “Fondi Besa” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë, me normë interesi fikse;
  5. Riemërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të shoqërisë së sigurimit “SigmaInteralbanian VIG” sh.a.;
  6. Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të investimit “Credins Premium”;
  7. Miratimin e ndryshimeve të statutit, si dhe miratimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit dhe Administratorit të shoqërisë së brokerimit në klasat e Jetës dhe të Jo-Jetës “ABI Broker Sigurimesh” sh.a.;
  8. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.