Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, janar-mars 2020
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.03.2020 tregon një total asetesh neto prej 3,087.15 milionë lekë (23.63 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 183.08 milionë lekë (6.3%) krahasuar me 31.12.2019. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.03.2020 rezultoi 30,302 anëtarë duke shënuar një rritje prej 7.18% krahasuar me 31.12.2019.
Tregues të fondeve të pensioneve
| Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
| 31.12.’19 | 31.03.’20 | 31.12.’19-31.03’20 | |
| Asetet neto të FP | 2,904.07 | 3,087.15 | 6.30 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 31.03.2020
| Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
| SIGAL | 8,171 | 1,405.61 |
| RAIFFEISEN | 3,080 | 780.77 |
| CREDINS PENSION | 17,423 | 892.69 |
| ALBSIG | 1,628 | 8.08 |
| TOTAL | 30,302 | 3,087.15 |
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve, 31.03.2020 (Në %)

1 euro = 130.66 lekë
Shqip
English