22 Korrik 2020

Zhvillohet mbledhja e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete mori pjesë më 21 korrik 2020 në mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Mbledhja e zhvilluar online u drejtua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë dhe në të morën pjesë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH), Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), si edhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, z. Ervin Mete, informoi të pranishmit në lidhje me zhvillimet në tregjet nën mbikëqyrje, efektet që solli pandemia COVID-19 dhe masat e marra nga Autoriteti për të amortizuar rreziqet dhe forcuar rezistencën e sistemit financiar.

Për të lexuar njoftimin e plotë mbi mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, ju lutem klikoni këtu.