27 Korrik 2020
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e mërkurë, datë 29.07.2020, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Mbi pritshmëritë rregullatore ndaj subjekteve nën mbikëqyrje, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19”;
- Mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit për periudhat 31.12.2019 dhe 31.03.2020;
- Mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit, si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për tremujorin e parë të vitit 2020;
- Projekt “Mbi miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2019”;
- Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për licencimin dhe rregullat shtesë të licencimit të shoqërive administruese të fondeve, depozitarëve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, licencimin dhe regjistrimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive të themeluara në Republikën e Shqipërisë””;
- Projekt “Mbi ndryshimin e Rregullores nr. 58, datë 30.06.2015 “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, e ndryshuar”;
- Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 37, datë 28.05.2015 “Për përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për shoqërinë e sigurimit””;
- Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 89, datë 27.06.2016 “Për kriteret dhe kërkesat për miratimin e shoqërisë audituese të shoqërive administruese të SIK dhe shoqërive administruese të fondeve të pensionit vullnetar””;
- Projekt “Mbi miratimin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Statistikave dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
- Projekt “Mbi miratimin e pjesëmarrjes influencuese në shoqërinë e sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.”;
- Projekt “Mbi inspektimin e kryer me bazë risku në shoqërinë e sigurimit “Ansig” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e prospektit të shoqërisë, për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse”;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit “Credins Pension””;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit “Raiffeisen””;
- Projekt “Mbi njohjen e shoqërive për të kryer veprimtarinë e agjentit të shoqërisë së brokerimit në tituj”;
- Informacion mbi ecurinë e normës së likuiditetit të shoqërive të sigurimit;
- Informacion mbi ngjarjet e tërmetit gjatë vitit 2019;
- Informacion mbi planin e inspektimeve pranë subjekteve të ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, në kuadër të masave të marra sipas planit të veprimit ICRG/FATF;
- Të tjera.
Shqip
English