28 Korrik 2020

Zhvillimet e tregut të Titujve të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2020

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2020, u dominua në masën 67.1% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 32.9% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 89.09% e të gjitha transaksioneve të tregut të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2020, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim”, përkatësisht me 46.02% dhe 38.43% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun e titujve të Qeverisë, për periudhën janar-qershor 2020 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.54% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   
Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-qershor 2020, ka pasur një ulje prej 1,821 milionë lekë ose 50.97% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 6.44%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-qershor 2020, ka pasur një rritje prej 78 milionë lekë ose 5.99%, ndërkohë pati një ulje në numrin e transaksioneve në masën 37.38%, krahasuar me periudhën janar-qershor 2019.

Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 1,743 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-qershor 2019.
 

Tregu i Titujve të Qeverisë
 
Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi  
(në mln lekë) (në %)  
janar-qershor 2019 2020 `20/`19-1  
B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar 3,573.55 1,752.12 (50.97)  
 
Individë 1,370.34 1,402.62 2.36  
Persona juridike 2,203.21 349.50 (84.14)  
C Blerje para afatit të maturimit 1,303.35 1,381.46 5.99    
 
 Individë 1,217.45 849.16 (30.25)  
Persona juridikë 85.90 532.30 519.67  

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-qershor 2020 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.