29 Korrik 2020
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 29 korrik 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e Udhëzimit “Mbi pritshmëritë rregullatore ndaj subjekteve nën mbikëqyrje, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19”;
- Miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2019;
- Miratimin e ndryshimit të Rregullores nr. 58, datë 30.06.2015 “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, e ndryshuar;
- Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 37, datë 28.05.2015 “Për përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për shoqërinë e sigurimit”;
- Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 89, datë 27.06.2016 “Për kriteret dhe kërkesat për miratimin e shoqërisë audituese të shoqërive administruese të SIK dhe shoqërive administruese të fondeve të pensionit vullnetar”;
- Miratimin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Statistikave dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
- Miratimin e pjesëmarrjes influencuese në shoqërinë e sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
- Miratimin e prospektit të shoqërisë, për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse;
- Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit “Credins Pension”;
- Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit “Raiffeisen”;
- Njohjen e shoqërive për të kryer veprimtarinë e agjentit të shoqërisë së brokerimit në tituj.
Shqip
English