27 Gusht 2020

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 31.08.2020, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e kushteve standarde të sigurimit të punonjësve të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për licencimin dhe rregullat shtesë të licencimit të shoqërive administruese të fondeve, depozitarëve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, licencimin dhe regjistrimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive të themeluara në Republikën e Shqipërisë””;
  5. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimeve të rregullores së Bursës Shqiptare të Titujve (ALSE), si dhe të tarifave dhe komisioneve”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimeve në Rregulloren nr. 119, datë 06.06.2019 “Mbi administrimin e Fondit të Kompensimit””;
  7. Projekt “Mbi riemërimin e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e marrëveshjes “Për bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Institutit të Kontabilistëve të Miratuar””;
  9. Projekt “Mbi miratimin e pjesëmarrjes influencuese të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a. në shoqërinë e sigurimit “Insig Jetë” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi zbatimin e vendimit me ekzekutim të përkohshëm të gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë nr. 1280, datë 01.07.2020”;
  11. Projekt “Për refuzimin e njohjes të shoqërisë “AZIMUTH” sh.a., për të vepruar si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj “Magnum FX (Cyprus) Ltd”, e licencuar nga Komisioni i Letrave me Vlerë të Qipros (SySEC)”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  13. Informacion lidhur me vendimet nr. 698 dhe 699, datë 20.07.2020 të Autoritetit të Konkurrencës;
  14. Informacion mbi ecurinë e normës së likuiditetit të shoqërive të sigurimit;
  15. Të tjera.