31 Gusht 2020
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 31 gusht 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e kushteve standarde të sigurimit të punonjësve të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin;
- Miratimin e rregullores “Për licencimin dhe rregullat shtesë të licencimit të shoqërive administruese të fondeve, depozitarëve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, licencimin dhe regjistrimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive të themeluara në Republikën e Shqipërisë”;
- Miratimin e ndryshimeve të rregullores së Bursës Shqiptare të Titujve (ALSE), si dhe të tarifave dhe komisioneve;
- Miratimin e ndryshimeve në Rregulloren nr. 119, datë 06.06.2019 “Mbi administrimin e Fondit të Kompensimit”;
- Riemërimin e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Shqiptare të Sigurimit;
- Miratimin e marrëveshjes “Për bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Institutit të Kontabilistëve të Miratuar”;
- Miratimin e pjesëmarrjes influencuese të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a. në shoqërinë e sigurimit “Insig Jetë” sh.a.;
- Zbatimin e vendimit me ekzekutim të përkohshëm të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë nr. 1280, datë 01.07.2020;
- Refuzimin e kërkesës për njohjen e shoqërisë “AZIMUTH” sh.a., për të vepruar si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj “Magnum FX (Cyprus) Ltd”, e licencuar nga Komisioni i Letrave me Vlerë të Qipros (SySEC);
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.
Shqip
English