Zhvillimet e tregut të fondeve të investimeve, 30.06.2020
Gjatë periudhës janar-qershor 2020, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre gjashtë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro” dhe “Raiffeisen Vizion” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”, fondi “WVP Top Invest” administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a” dhe fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest”sh.a..
Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.06.2020, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 65.47 miliardë lekë me një ulje prej 1.3 miliardë lekë ose 1.97%, krahasuar me 31.12.2019.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 69.09% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 1.93% krahasuar me 31.12.2019.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2020 është 29,897 me një rritje prej 2.24%, krahasuar me 31.12.2019.
Tregues të fondeve të investimeve
| Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
| 31.12.’19 | 30.06.’20 | 31.12.’19-30.06’20 | |
| Asetet neto të FI | 66,788 | 65,474 | (1.97) |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve 30.06.2020
| Fond Investimi | Numri i anëtarëve në FI | Asete Neto (mln. lekë) |
| Raiffeisen PRESTIGJ | 21,557 | 40,772 |
| Raiffeisen VIZION | 4,251 | 12,059 |
| Raiffeisen Invest EURO | 3,029 | 9,014 |
| Credins PREMIUM | 863 | 3,427 |
| WVP Top Invest | 168 | 122 |
| Albsig Standard | 29 | 80 |
| TOTAL | 29,897 | 65,474 |
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve, 30.06.2020

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 30.06.2020, kliko këtu.
Shqip
English