Zhvillimet e tregut të pensioneve private vullnetare, 30.06.2020
Gjatë periudhës 30.06.2020, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.06.2020 tregon një total asetesh neto prej 3,238.68 milionë lekë (26.05 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 334.61 milionë lekë (11.52%) krahasuar me 31.12.2019. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.06.2020 rezultoi 30,498 anëtarë duke shënuar një rritje prej 7.87% krahasuar me 31.12.2019.
Tregues të fondeve të pensioneve
Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
31.12.’19 | 30.06.’20 | 31.12.’19-30.06’20 | |
Asetet neto të FP | 2,904.07 | 3,238.68 | 11.52 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 30.06.2020
Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
SIGAL | 8,249 | 1,468.63 |
CREDINS PENSION | 17,480 | 934.86 |
RAIFFEISEN | 3,091 | 811.75 |
ALBSIG | 1,678 | 23.44 |
TOTAL | 30,498 | 3,238.68 |
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.06.2020 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 124.34 lekë