30 Shtator 2020
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 30 shtator 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e rregullores “Për formën, llogaritjen dhe shumën e fondeve të veta që duhet të ketë detyrimisht shoqëria administruese e fondeve”;
- Miratimin e rregullores “Mbi komunikimin me investitorët”;
- Miratimin e statutit, emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe riemërimin e Administratorit të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a.;
- Riemërimin e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Albsig Jetë” sh.a., si rezultat i rritjes së kapitalit;
- Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Albsig Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a., si rezultat i rritjes së kapitalit;
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese të SIK “WVP Fund Management Tirana” sh.a. dhe Fondit të Investimit “WVP Top Invest”, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020;
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP e SIK “Credins Invest” sh.a., Fondit të Pensionit “Credins Pension” dhe Fondit të Investimit “Credins Premium”, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020;
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., si dhe Fondit të Pensionit që administrohet prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
- Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 17, datë 28.04.2015 “Për funksionimin dhe mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”.
Shqip
English