Zhvillimet e tregut të Titujve të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2020
Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2020, u dominua në masën 65.73% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 34.27% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 88.45% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2020, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 44.83% dhe 39.93% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar-shtator 2020 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.58% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Dy grupet e transaksioneve B dhe C
Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-shtator 2020, ka pasur një ulje prej 2,068 milionë lekë ose 45.56% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 16.34%.
Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-shtator 2020, ka pasur një rritje prej 7 milionë lekë ose 0.33%, ndërkohë pati një ulje në numrin e transaksioneve në masën 32.30%, krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.
Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 2,062 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.
Tregu i Titujve të Qeverisë
| Lloji i Transaksionit | Vlera nominale | Ndryshimi | |||
| (në mln lekë) | (në %) | ||||
| janar-shtator | 2019 | 2020 | `20/`19-1 | ||
| B | Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar | 4,540.44 | 2,472.01 | (45.56) | |
| Individë | 2,312.58 | 1,946.36 | (15.84) | ||
| Persona juridike | 2,227.86 | 525.65 | (76.41) | ||
| C | Blerje para afatit të maturimit | 2,008.15 | 2,014.78 | 0.33 | |
| Individë | 1,922.25 | 1,393.28 | (27.52) | ||
| Persona juridikë | 85.90 | 621.50 | 623.52 | ||
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-shtator 2020 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.
Shqip
English