20 Tetor 2020

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 23.10.2020, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion lidhur me zbatimin nga shoqëritë e sigurimit të Udhëzimit të Bordit të Autoritetit nr. 94, datë 29.07.2020 “Mbi pritshmëritë rregullatore ndaj subjekteve nën mbikëqyrje, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e prospektit dhe licencimin e Fondit të Investimeve “Raiffeisen MIX””;
  5. Projekt “Mbi miratimin e prospektit dhe licencimin e Fondit të Investimeve “WVP Global””;
  6. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për administrimin e riskut nga shoqëria administruese e fondeve””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese të SIK “ABI Invest” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020”;
  8. Informacion mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit deri në 30.06.2020;
  9. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit, si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për 6-mujorin e parë të vitit 2020;
  10. Informacion mbi raportin e inspektimit me bazë rreziku pranë shoqërisë “Albsig” sh.a.;
  11. Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020”;
  12. Projekt “Për heqjen e licencave për ushtrimin e veprimtarisë së tregtimit në tituj”;
  13. Projekt “Mbi revokimin e licencës së disa vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të Administratorit dhe të përbërjes së Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Suntrust Broker” sh.a.”;
  15. Projekt “Mbi miratimin e aksionarit të ri, riemërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorit të shoqërisë së brokerimit në sigurime të Jo-Jetës “Eurobroker” sh.a.”;           
  16. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit, riemërimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit dhe Administratorit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “MAI” sh.a.”;
  17. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të Administratorit dhe anëtarit të Këshillit të Administrimit të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensioneve “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  18. Informacion për realizimin e buxhetit 8-mujor të vitit 2020, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  19. Të tjera.