23 Tetor 2020

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 23 tetor 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e prospektit dhe licencimin e Fondit të Investimeve “Raiffeisen MIX”;
  2. Miratimin e prospektit dhe licencimin e Fondit të Investimeve “WVP Global”;
  3. Miratimin e rregullores “Për administrimin e riskut nga shoqëria administruese e fondeve”;
  4. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese të SIK “ABI Invest” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020;
  5. Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020;
  6. Heqjen e licencave të subjekteve “Triumf Grup” sh.a dhe “Agora Securities” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së tregtimit në tituj;
  7. Revokimin e licencës së disa vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  8. Miratimin e ndryshimit të Administratorit dhe të përbërjes së Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Suntrust Broker” sh.a.;
  9. Miratimin e aksionarit të ri, riemërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorit të shoqërisë së brokerimit në sigurime të Jo-Jetës “Eurobroker” sh.a.;           
  10. Miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit, riemërimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit dhe Administratorit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “MAI” sh.a.;
  11. Miratimin e emërimit të Administratorit dhe anëtarit të Këshillit të Administrimit të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensioneve “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.