Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2020
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2020 kapën vlerën mbi 11,999 milionë lekë, ose 6.54% më pak se në periudhën janar-shtator 2019. Gjatë periudhës janar-shtator 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 693,507 me një ulje prej 30.10% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.
Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.18% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.81%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.08% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.92% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-shtator 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,572 milionë lekë, ose 30.27% më shumë se në periudhën janar-shtator 2019.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-shtator 2020 arritën rreth 7,550 milionë lekë, ose 6.92% më pak se në periudhën janar-shtator 2019.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-shtator, pati një rritje prej 3.40% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.01% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-shtator pati një ulje prej 40.69% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 58.13% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-shtator, pati një ulje 60.50% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-shtator 2019. Edhe numri i kontratave u ul me 67.65%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-shtator 2020 arritën rreth 4,449 milionë lekë, 5.90% më pak se në periudhën janar-shtator 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 43.43% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2020, patën ulje me 4.35%, kundrejt periudhës janar-shtator 2019.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-shtator 2020 siguruan mbi 2,104 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 60.75%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.32% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-shtator 2020, vihet re një rritje prej 11.82% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.49% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-shtator 2020, arritën në rreth 825 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 11.72% në krahasim me periudhën janar-shtator 2019.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2020, arritën rreth 818 milionë lekë, ose 8.52% më pak se në periudhën janar-shtator 2019.
*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-shtator 2020 u rritën me 30.27% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës me rreth 2,546 milionë lekë, apo 45.70% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
| Emërtimi | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
| (në %) | |||
| Janar-shtator | 2019 | 2020 | 20/`19-1 |
| Dëmi mesatar | |||
| MTPL e brendshme | 210 | 176 | (16.39) |
| Karton Jeshil | 571 | 517 | (9.46) |
| Kasko | 99 | 104 | 5.79 |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-shtator 2020, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-shtator 2020, ju lutemi klikoni këtu.
Shqip
English