9 Nentor 2020

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 12.11.2020, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi ecurinë e planit të veprimit në zbatim të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Për veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2019”;  
  4. Projekt “Për miratimin e buxhetit të vitit 2021 dhe buxhetit afatmesëm 2021-2023, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  5. Projekt “Për miratimin e planit strategjik për vitet 2021-2023, planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2021 dhe për një ndryshim në planin e auditimit të brendshëm për vitin 2020”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetit të Konkurrencës”;
  7. Mbi ecurinë e Fondit të Kompensimit, verifikimet e kryera pranë shoqërive të sigurimit për periudhën deri më 31.10.2020, si dhe inspektimin në vend për Fondin e Kompensimit në shoqëritë e sigurimit “Ansig” sh.a. dhe “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
  8. Mbi inspektimin tematik të dëmeve në shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës “Intersig VIG” sh.a. dhe “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.;
  9. Projekt “Për miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020”;
  10. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Albsig Invest” sh.a për vitet 2019 dhe 2020, të Fondit të Pensionit Vullnetar “Albsig”, si dhe të Fondit të Investimit “Albsig Standard”, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  12. Të tjera.