Zhvillimet e tregut të fondeve të investimeve, 30.09.2020
Gjatë periudhës janar-shtator 2020, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre gjashtë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro” dhe “Raiffeisen Vizion” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”, fondi “WVP Top Invest” administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a” dhe fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest" sh.a..
Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.09.2020, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 66.85 miliardë lekë me një rritje prej 64.24 milionë lekë ose 0.10%, krahasuar me 31.12.2019.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 67.50% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 1.36% krahasuar me 31.12.2019.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2020 është 31,285 me një rritje prej 6.98% krahasuar me 31.12.2019.
Tregues të fondeve të investimeve
| Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
| 31.12.’19 | 30.09’20 | 31.12.’19-30.09’20 | |
| Asetet neto të FI | 66,788 | 66,853 | 0.10 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve 30.09.2020
| Fond Investimi | Numri i anëtarëve në FI | Asete Neto (mln. lekë) |
| Raiffeisen PRESTIGJ | 22,711 | 41,773 |
| Raiffeisen VIZION | 4,520 | 12,740 |
| Raiffeisen Invest EURO | 2,967 | 8,813 |
| Credins PREMIUM | 858 | 3,313 |
| WVP Top Invest | 203 | 128 |
| Albsig Standard | 26 | 86 |
| TOTAL | 31,285 | 66,853 |
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve, 30.09.2020
Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 30.09.2020, kliko këtu.
Shqip
English