12 Nentor 2020
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 12 nëntor 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e buxhetit të vitit 2021 dhe buxhetit afatmesëm 2021-2023, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
- Miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetit të Konkurrencës;
- Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
- Urdhër për eliminim shkeljesh ndaj shoqërive të sigurimit.
Shqip
English