24 Nentor 2020

Zhvillimet e tregut të pensioneve private vullnetare, 30.09.2020

Gjatë periudhës janar-shtator 2020, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.09.2020 tregon një total asetesh neto prej 3,440.46 milionë lekë (27.73 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 536.39 milionë lekë (18.47%) krahasuar me 31.12.2019. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2020 rezultoi 30,718 anëtarë duke shënuar një rritje prej 8.65% krahasuar me 31.12.2019.


Tregues të fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                                                                                              

Përshkrimi Vlera (milionë lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’19 30.09.’20 31.12.’19-30.09’20
Asetet neto të FP 2,904.07 3,440.46 18.47



Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve                            30.09.2020

 
Fond Pensioni Numri i  anëtarëve në FP Asete Neto (milionë. lekë)
SIGAL 8,313              1,523.05
CREDINS PENSION 17,543                 1,041.25
RAIFFEISEN 3,098 843.15
ALBSIG 1,764                     33.01
TOTAL 30,718              3,440.46



Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve, 30.09.2020   (Në %)
           

Për të lexuar materialin e plotë të tregut të pensioneve private vullnetare, 30.09.2020 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
 
[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.09.2020 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 124.05 lekë