27 Nentor 2020

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-tetor 2020

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-tetor 2020 kapën vlerën mbi 13,513 milionë lekë, ose 5.43% më pak se në periudhën janar-tetor 2019. Gjatë periudhës janar-tetor 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 785,393 me një ulje prej 28.93% krahasuar me periudhën janar-tetor 2019.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.18% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.81%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 36.90% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 63.10% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-tetor 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,192 milionë lekë, ose 23% më shumë se në periudhën janar-tetor 2019.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-tetor 2020 arritën rreth 8,527 milionë lekë, ose 6.32% më pak se në periudhën janar-tetor 2019.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-tetor, pati një rritje prej 3.59% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.26% krahasuar me periudhën janar-tetor 2019.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-tetor pati një ulje prej 40.27% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 57.96% krahasuar me periudhën janar-tetor 2019.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-tetor, pati një ulje 58.82% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-tetor 2019. Edhe numri i kontratave u ul me 66.18%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-tetor 2020 arritën rreth 4,986 milionë lekë, 3.86% më pak se në periudhën janar-tetor 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 42.01% krahasuar me periudhën janar-tetor 2019.

Primet e sigurimit vullnetar Jo-Jetës gjatë periudhës janar-tetor 2020, patën ulje me 1.73% kundrejt periudhës janar-tetor 2019.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-tetor 2020 siguruan mbi 2,380 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 60.76%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.24% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-tetor 2020, vihet re një rritje prej 18.77% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.33% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-tetor 2019.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-tetor 2020, arritën në rreth 897 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 11.68% në krahasim me periudhën janar-tetor 2019.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-tetor 2020, arritën rreth 921 milionë lekë, ose 6.68% më pak se në periudhën janar-tetor 2019.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-tetor 2020 u rrit me 23% krahasuar me periudhën janar-tetor 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës me rreth 2,638 milionë lekë, apo 42.61% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar-tetor 2019 2020 20/`19-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme                             203                    175 (13.75)
Karton Jeshil                             584                    669 14.67
Kasko 96 105 9.07

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-tetor 2020, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-tetor 2020, ju lutemi klikoni këtu.


 
 
[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet nga Fondi i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.