11 Dhjetor 2020

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 16.12.2020, ora 14:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e planit të vazhdimësisë së aktivitetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në raste të jashtëzakonshme”;
  4. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për formën dhe procedurën e regjistrimit të akt-ofertës për emetimin e obligacioneve””;
  5. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për regjistrimin dhe veprimtarinë e agjentit të lidhur të shoqërisë komisionere””;
  6. Projekt “Për miratimin e rregullores “Mbi pezullimin, mbylljen, marrjen në administrim dhe likuidimin e shoqërive administruese të fondeve, depozitarëve dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike, si dhe mbi zëvendësimin e shoqërive administruese të fondeve dhe depozitarëve””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e formatit të licencave të shoqërisë administruese të fondeve, depozitarit të fondeve dhe të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
  8. Mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit të Jetës, për periudhën e 30.09.2020;
  9. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit të Jetës, si dhe çështje të tjera aktuariale siç paraqiten në raportimet e 30.09.2020;
  10. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Pensioneve Private Vullnetare dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2020;
  11. Informacion mbi procesin e inventarizimit të policave të sigurimit të detyrueshëm MTPL;
  12. Të tjera.